Conte: Milan ishin me fat në fitoren ndaj Inter

Antonio Conte ka vlerësuar se skuadra e Milan ishte me fat në derbin lokal.

Sport

18/10/2020 08:15

Trajneri i skuadrës së Inter, Antonio Conte, ka dhënë komentet e tij pas humbjes së pësuar kundër Milan.

Milan me dy golat e Zlatan Ibrahimovic arritën të marrin tri pikët në përballjen kundër Inter, por Conte beson se ‘Rossoneri’ kishin edhe fatin në anën e tyre.

“Na vjen keq që humbëm një ndeshje mirë të luajtur nga ana jonë. Ata ishin mirë dhe mendoj se ishin edhe me fat”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Ne krijojmë shumë shanse goli, në secilën ndeshje. Ne duhet të shfrytëzojmë më mirë. Por, në të njëjtën kohë, nuk kam asnjë faj për t’iu lënë djemve. Ata luftuan për barazimin. Nuk ishim me fat”, shtoi italiani.

Inter ka humbur një ‘Derby della Madonnina’ për herë të parë pas 10 viteve, kur derbi gjeti Interin në epitetin e nikoqirit. /Lajmi.net/