Conte i nervozuar me lojtarët e tij, pas barazimit ndaj Sassuolo

Antonio Conte pranoi se dështimi i Interit për të marrë tre pikët kundër Sassuolo ishte "shqetësues", por trajneri beson se skuadra e tij do të kishte qenë fitues të denjë.

Sport

25/06/2020 08:39

Interi humb dy herë epërsinë në një ndeshje dramatika e cila përfundoi 3:3, me Nerazzurri që humbën mundësinë për të ushtruar presion te Lazio dhe Juventus.

“Unë mendoj se kemi merituar shumë më tepër duke marrë parasysh sa krijuam, ndërsa nuk kujtoj ndonjë pritje të Samir Handanovic”, u tha Conte i irrituar gazetarëve.

“Është diçka që ne vazhdojmë të përsërisim në këtë model dhe ne po paguajmë një çmim të rëndë. Unë jam shumë i zhgënjyer dhe po kështu janë edhe lojtarët”.

“Kur luani këtë lloj loje dhe futeni shumë në të, ju keni mundësinë të fitoni përkundër vështirësive në mesfushë, ju duhet të merrni në shtëpi tre pikët. Ne nuk e bëmë atë – është zhgënjyese dhe shqetësuese”, vazhdoi italiani. /Lajmi.net/