Conte: Hakimi duhet të mësojë të mbrohet

Trajneri i Inter, Antonio Conte, foli për gazetarët para ndeshjes me Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

Sport

30/11/2020 15:33

Conte, i cili u kritikua së fundmi edhe nga tifozët “Nerazzurri” foli edhe për transferimin e ri veror, Achraf Hakimi, i cili ju kushtoi plot 40 milionë euro.

“Shkoni dhe shikoni çka kam thënë në fillim të sezonit për Hakimin. Unë mbaj të njëjtin pozicion, ai ka shumë potencial por duhet të punojë në fazën defanzive”, u shpreh italiani.

“Në Itali ka presion të madh, pritshmëri të mëdha dhe kërkesa është më e madhe se në Gjermani e Angli, sidomos tek Inter”, tha 51 vjeçari.

“Ai është një djalë që ka potencial, por duhet të punojë më shumë, sa i përket taktikave të mia, unë jam shumë i qartë dhe i thjeshtë kur i shpjegoj ato”, përfundoi Conte./Lajmi.net/