Conte: Erikseni ka pasur shumë mundësi

Trajneri i Interit, Antonio Conte insiston se i ka dhënë shumë mundësi mesfushorit Christian Eriksen.

Sport

21/11/2020 16:08

“Neurazurët” do përballen me Torinon, derisa sipas mediave italiane, danezi do nis nga stoli, përcjellë lajmi.net.

Tekniku italian para ndeshjes tha se Eriksenit i ka dhënë shumë shanse dhe që lojtari ka luajtur më shumë se disa lojtarë të tjerë.

“Gjithmonë them se vendimet i bëj për të mirën e Interit”.

“Mendoj se Christian ka pasur shumë mundësi, ka luajtur më shumë se disa lojtarë. Do nis nga fillimi ose stoli vendosi unë”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Eriksen do largohet në janar, meqenëse kërkohet nga PSG dhe Borussia Dortmund./Lajmi.net/