Conte: Eriksen do t’i ketë hapësirat e tij

Antonio Conte ka premtuar se do të ketë hapësira për Christian Eriksen.

Sport

16/10/2020 17:16

Eriksen ishte një nga lëvizjet më të bujshme nga Inter, por lojtari nuk është adoptuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gjithsesi, trajneri i Inter, Antonio Conte ka thënë se danezi do të ketë hapësira në skuadrën e tij.

“Nuk e di nëse do të luajë më shumë ose më pak tek Inter. Për mua, ai luan sasinë e duhur, duke respektuar skuadrën”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Mund të bëj gabime, por jam i lumtur me atë çfarë Eriksen i ka dhënë grupit. Do të ketë hapësira për të, sikur për të gjithë. Do të jetë sezon i gjatë dhe i lodhshëm”, shtoi italiani.

Eriksen u kthye tek Inter pas paraqitjeve shumë të mira me Danimarkën, ku në tri ndeshje shënoi tri gola. /Lajmi.net/