Çollaku: Demarkacioni s’do të bëhet pengesë për heqjen e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se është shënuar progres për zbatimin e rekomandimeve të fundit për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë për gazetën Epoka e re se puna e bërë do të vlerësohet pozitivisht në mënyrë që sa më shpejt Kosova ta përfitojë heqjen e vizave për qytetarët e saj. Sipas ministrit të Integrimit Evropian, çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të bëhet pengesë për liberalizimin e vizave.

Lajme

04/02/2016 07:47

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt në Kosovë do të vijë komisionari evropian Dimitris Avramopoulos për ta parë nga afër përmbushjen e tetë kritereve të fundit.

Çollaku ka treguar se të gjitha të arriturat në këtë proces i janë kominukuar më 15 janar të këtij viti.

“Po, institucionet e Republikës së Kosovës kanë shënuar progresin e nevojshëm për zbatimin e tetë rekomandimeve të fundit. Të gjitha të arriturat i janë komunikar Komisionit Evropian në inputin e dërguar më 15 janar. Besojmë se të gjitha masat e marra dhe të prezantuara para Komisionit Evropian do të vlerësohen pozitivisht dhe do të jenë të mjaftueshme që të arrijmë shpejt dhe sigurt te liberalizimi i vizave për qytetarët tanë”, ka deklaruar Çollaku. /Epoka e re