Çollaku: 5 vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk pengojnë për MSA-në
Kosova pritet që së shpejti të nënshkruaj MSA-në, deri sa për këtë institucionet nuk presin pengesë nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Lajme
Këtë e thotë edhe Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku. Sipas tij, këto vende gjithmonë gjejnë modulin për të mos qenë pengesë e Kosovës.
“Asnjëherë deri më sot nuk e kanë ndaluar ose vështirësuar në masë të theksuar integrimin evropian të Kosovës, dhe kjo shihet në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Ne jemi në prag të nënshkrimit të saj, dhe përsëri këto pesë vende e kanë gjetur modusin e përbashkët se si t’i kalojnë ato rezervat e veta që i kanë”, tha Çollaku për televizionin publik.
Ndryshe, vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e që janë vende anëtare të BE-së janë Spanja, Greqia, Rumaniva, Qipro dhe Sllovakia.