Cole Palmer lëndohet në shtëpi, thyen gishtin e këmbës
Chelsea ka marrë një goditje të rëndë, pasi ylli i skuadrës, Cole Palmer, ka pësuar një lëndim të pazakontë në shtëpi, duke thyer gishtin e këmbës. Trajneri Enzo Maresca konfirmoi lajmin, duke shprehur keqardhje për momentin e pafat, transmeton lajmi.net. “Është një turp… ai ishte GATI të kthehej nga lëndimi në ijë,” tha Maresca, duke…
Sport
Chelsea ka marrë një goditje të rëndë, pasi ylli i skuadrës, Cole Palmer, ka pësuar një lëndim të pazakontë në shtëpi, duke thyer gishtin e këmbës.
Trajneri Enzo Maresca konfirmoi lajmin, duke shprehur keqardhje për momentin e pafat, transmeton lajmi.net.
“Është një turp… ai ishte GATI të kthehej nga lëndimi në ijë,” tha Maresca, duke theksuar se Palmer ishte pranë rikthimit, por tani do t’i duhet një periudhë e re rikuperimi.
Si rezultat, Palmer do të mungojë në tri sfidat e rëndësishme të Bluve: kundër Burnley, Barcelonës dhe Arsenalit./lajmi.net/