Çokollata e zezë përmirëson shëndetin e zemrës

Një lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës. Sipas shkenctarëve, çokollata e zezë ndihmon shumë në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe ndikon në shmangjen e sëmundjes së arteriosklerozës, duke i bërë arteriet më elastike. Ngurtësimi arterial dhe rruzat e bardha të gjakut, janë dy faktorë që luajnë një rol të veçantë në krijimin e…

Lifestyle

01/03/2014 19:15

Një lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës. Sipas shkenctarëve, çokollata e zezë ndihmon shumë në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe ndikon në shmangjen e sëmundjes së arteriosklerozës, duke i bërë arteriet më elastike.

Ngurtësimi arterial dhe rruzat e bardha të gjakut, janë dy faktorë që luajnë një rol të veçantë në krijimin e sëmundjes së arteriosklerozës.

“Ne ofrojmë një pamje më të plotë të ndikimit të konsumit të çokollatës në shëndetin e enëve të gjakut dhe tregojmë se rritja e përmbajtjes së flavanolit në çokollatë nuk ka ndonjë efekt të dëmshëm për shëndetin e enëve të gjakut”, tha Diederik Esser nga Instituti Food Top në Holandë.

“Por, rritja e përmbajtjes së flavanolit që gjendet në çokollatë, i jep një shije më të mirë dhe në këtë mënyrë dëshira për të ngrënë këtë çokollatë shtohet. Pra, çokollata është shumë e shëndetshme.”.

Esser dhe kolegët e tij kishin analizuar 44 njerëz të moshës mesatare, ku gjatë periudhës së jetës së tyre ata kishin konsumuar 70 gram çokollatë në ditë.

Pjesëmarrësit e studimit, pas analizave që u ishin bërë, kishin rezultuar se kishin një shëndet shumë më të mirë të zemrës apo enëve të gjakut, se sa ata që nuk kishin konsumuar.

Shkenctarët janë duke i studiuar edhe llojet e tjera të çokollatave, për të zbuluar efektin e tyre të mirë apo të dëmshëm.