CNN: Trump ka nevojë për 4 vota të tjera elektorale për të fituar presidencën, Harris po humb mundësinë
Bazuar në parashikimet aktuale të CNN, rruga e zv/presidentes Kamala Harris drejt fitores po tkurret. Ish-presidenti Donald Trump ka 266 vota elektorale dhe Harris ka 188 vota elektorale. Sipas CNN, kjo do të thotë se Trump duhet ët fitojë vetëm katër vota elektorale për të fituar presidencën, transmeton lajmi.net. CNN ka parashikuar që Trump do…
Bota
Bazuar në parashikimet aktuale të CNN, rruga e zv/presidentes Kamala Harris drejt fitores po tkurret.
Ish-presidenti Donald Trump ka 266 vota elektorale dhe Harris ka 188 vota elektorale.
Sipas CNN, kjo do të thotë se Trump duhet ët fitojë vetëm katër vota elektorale për të fituar presidencën, transmeton lajmi.net.
CNN ka parashikuar që Trump do të fitojë disa shtete kyçe të fushëbetejës së zgjedhjeve- duke përfshirë këtu Karolinën e Veriut, Gjeorgjinë dhe më e rëndësishmja Pensilvaninë./Lajmi.net/