Çmimorja e gjobave të Guardiolës
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka vendosur gjoba për çdo futbollist që vonohet në stërvitje, nuk paraqitet me kohë në drekë me ekipin ose nuk flenë para mesnatës. Secila do t’ju kushtojë me para.

Sport
Në prag të fillimit të sezonit të ri në Bundesligë, Pep Guardiola ftoi futbollistët e Bayern Munichut në një takim.
Ata menjëherë e kuptuan se nuk bëhej fjalë për një tubim të zakonshëm. Trajneri i gjigantit bavarez ka publikuar një çmimore të gjobave të ashpra. E përditshmja gjermane “Bild” e ka publikuar atë.
Çdo vonesë e Xherdan Shaqirit me shokë do t’ju kushtojë me 6 mijë euro. Kurse, vonesa në drekën e përbashkët kushton 500 euro. Ndërsa, kush nuk flenë para mesnatës do të gjobitet me 2 mijë euro. Po ashtu, para çdo stërvitjes, secili futbollistët do të peshohet për të parë nëse është në peshën ideale.
Rregulla të ashpra nga Guardiola, për të ruajtur disiplinën në skuadër.