Çmimet e taksive në Gjilan të lira, gazetarja befasohet
Taksistët në Prishtinë zakonisht kanë çmime të shtrenjta, shkaku i standardit dhe pagat më të larta në krahasim me qytetet tjera të Kosovës, përpos kësaj vlerësohet edhe madhësia e qytetit, si nga sipërfaqja dhe popullsia. Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri, ka shkuar në Gjilan për të treguar për çmimet e taksistëve që ka ky qytet.…
Lajme
Taksistët në Prishtinë zakonisht kanë çmime të shtrenjta, shkaku i standardit dhe pagat më të larta në krahasim me qytetet tjera të Kosovës, përpos kësaj vlerësohet edhe madhësia e qytetit, si nga sipërfaqja dhe popullsia.
Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri, ka shkuar në Gjilan për të treguar për çmimet e taksistëve që ka ky qytet.
Ajo tregon se starti i një taksie fillon vetëm me 0.15 euro, ose 15 cent.
Një taksist i këtij qyteti tregon për punën që e bën që 9 vite, dhe thotë se nuk lodhet e punën ai e bën me qef.
Tutje ai rrëfen se gjatë ditës punon nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 10 të mbrëmjes. /Lajmi.net/
Më poshtë video e plotë: