Çmimet e naftës shënojnë rënie

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme në tregjet botërore.

Bota

05/06/2019 10:07

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 41 cent ose me 0.7 për qind dhe u tregtuan me 61.56 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 48 cent ose me 0.9 për qind dhe u treguan me 53 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.7 për qind dhe u tregtua me 1,335.25 dollarë amerikanë për onz, duke shënuar kështu nivelin e tij më të lartë në 15 javët e fundit.