Çmime të shtrenjta e kualitet i dobët i pemëve dhe perimeve, ankohen qytetarët
Pemët dhe perimet janë ushqimet më të shëndetshme të cilat preferohen të përdoren çdo ditë, por që qytetarët nuk po mund t’i blejnë ato. Tre euro e pesë euro janë çmimet e specave e domateve të cilat shiten në tregun kosovar. Gazetarja e lajmi.net, Lindita Berisha ka biseduar me qytetarët e Kosovës të cilët kanë…
Lajme
Pemët dhe perimet janë ushqimet më të shëndetshme të cilat preferohen të përdoren çdo ditë, por që qytetarët nuk po mund t’i blejnë ato.
Tre euro e pesë euro janë çmimet e specave e domateve të cilat shiten në tregun kosovar.
Gazetarja e lajmi.net, Lindita Berisha ka biseduar me qytetarët e Kosovës të cilët kanë thënë se rrogat janë të vogla, çmimet e larta ndërsa kualiteti i dobët i pemëve dhe perimeve.
“Kam punu 26 vjet, i marrë 100 euro pension qysh me ia dal. Shumë të shtrenjta çmimet”, ka thënë një nga qytetarët.
Disa nga qytetarët e Kosovës tek sa kishin blerë disa pemë e perime, para kamerës së lajmi.net kanë thënë se po përballen me vështirësi ekonomike shkak i çmimeve të larta.
Video: