“Çmenduria” e tifozëve të Napolit, e vendosën një arkivol me ngjyrat kuqezi para hotelit të futbollistëve të Milanit

Ndeshja e kthimit mes Napolit dhe Milanit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pritet të jetë tejet e nxehtë në fushë dhe jashtë saj. Napoli dhe Milani e zhvillojnë sonte nga ora 21:00 ndeshjen e kthimit në çerekfinale në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan lajmi.net. Ndeshja e parë në “San Siro” u mbyll 1:0 për…

Sport

18/04/2023 21:00

Ndeshja e kthimit mes Napolit dhe Milanit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pritet të jetë tejet e nxehtë në fushë dhe jashtë saj.

Napoli dhe Milani e zhvillojnë sonte nga ora 21:00 ndeshjen e kthimit në çerekfinale në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e parë në “San Siro” u mbyll 1:0 për “kuqezinjtë”, ndërsa Napoli sonte synon ta përmbys ekipin e Piolit dhe të sigurojë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Tifozët e Napolit kanë përdorur shumë mënyra për të shpërqendruar lojtarët e Milanit para ndeshjes, madje duke kërcënuar ata edhe me një arkivol.

Në mediat italiane qarkullon një video ku shihet një tifoz duke e mbajtur në duar një arkivol i veshur me ngjyrat “kuqezi” tradicionale të Milanit dhe në mes të saj një kryq.

Ky veprim i tifozëve napolitanë raportohet të ketë ndodhur para hotelit ku ishin të vendosur “Rossonerët”./Lajmi.net/

VIDEO