Çmendet Ribery, i fyen me familje kritkët

Franck Ribery nuk ka arritur ta mbajë situatën nën kontroll pasi drejt tij u adresuan shumë kritika.

Sport

05/01/2019 16:14

Francezi kishte postuar një video ku shihej duke bërë të famshmen “Salt Bae”, që ishte shkak i kritikave.

Reagimi i Ribery ishte eksplicit. Francezi i papërmbajtshëm kishte fyer ata me nënë, gjyshe dhe familje.

Reagimi i anësorit të Bayern Munich erdhi me anë të rrjetit social “Twitter”. Në reagim thuhej:

“Le të fillojmë nga ata që janë nervoz, të cilët kanë ardhur si pasojë e prezervativëve të shpuar. Ua q**** nënat, gjyshet dhe gjithë trungun familjar” ka shkruar francezi.

“Nuk u detyrohem asgjë. Suksesi im është duke iu falënderuar Zotit, vetës dhe familjes. Të tjerët nuk vlejnë” ka thënë ndër të tjerash Ribery.

Këso reagime janë të papranueshme. Mbetet të shihet nëse skuadra do të reagoj për këto fjalë të lojtarit. /Lajmi.net/