“Çmendet” Perez, shpenzon 300 milionë euro
Vera e ardhshme mund të sjellë shumë ndryshime të Real Madridi.

Sport
Forma e dobët këtë sezon që po kalon skuadra mbretërore, ku ka humbur gjasat për titull në La Liga dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit, ka bërë që presidenti Florentino Perez, të bëhet gati të derdh para të mëdha në tregun e transferimeve.
Siç raporton ‘Marca’, Real Madrid janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 300 milionë euro verën e vitit 2018.
Emrat që përfliten për një transferim të mundshëm të Real Madridi, janë Neymar i PSG-së dhe Harry Kane i Tottenhamit./Lajmi.net/