Club Brugge paralajmëron Milanin, Leeds ka bërë një ofertë të majme për De Ketelaere

Skuadra belge, Club Brugge ka paralajmëruar skuadrën e Milan lidhur me Charles De Ketelaere.

Sport

06/07/2022 08:24

Milan është vënë pas CDK dhe ka bërë edhe ofertën hapëse drejt skuadrës së Club Brugge, por oferta s’ka qenë e mjaftueshme.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, skuadra belge ka njoftuar Milanin për lëvizjet e fundit, përcjell lajmi.net

Leeds United kanë ofruar 30 milionë euro + bonuse, për kartonin e lojtarit.

Lojtari megjithatë preferon t’i bashkohet Milanit dhe këta të fundit janë duke përgatitur ofertë të re.

Lojtarë si Roback dhe Jungdal pritet të përfshihen në ofertën e ‘Rossoneri’. /Lajmi.net/