Cllevio flet për raportin me Unikkatilin: Jam rritur me të, e kam shok por ai nuk e di se çfarë më ka
Cllevio, kohëve të fundit është kthyer në personazhin më të përfolur. E gjitha nisi nga sherri me reperin shqiptar, Noizyn, shkruan lajmi.net. Por ai u përfol edhe më shumë pas deklaratave që ai bënte herë pas here në rrjete sociale. Së fundi, Cllevio, dha një intervistë në Radio Televizionin Shqiptar. Ai i ka sqaruar të…

ShowBiz
Cllevio, kohëve të fundit është kthyer në personazhin më të përfolur.
E gjitha nisi nga sherri me reperin shqiptar, Noizyn, shkruan lajmi.net.
Por ai u përfol edhe më shumë pas deklaratave që ai bënte herë pas here në rrjete sociale.
Së fundi, Cllevio, dha një intervistë në Radio Televizionin Shqiptar.
Ai i ka sqaruar të gjitha, madje ka rrëfyer edhe tani për raportet që ka me artistët e tjerë.
Në një moment ai foli rreth raportit me Unikkatilin, ku u shpreh se e ka mik, por që nuk e di se çfarë e ka ai.
“Unë u rrita me Unikkatilin. Është ky bosi i TBA-së. Unë e kam mik, nuk e di çfarë më ka ai. Unë e kam, nuk e di ai çfarë më ka. Unë e kam shok, nuk e di ai a më ka a nuk më ka, se kështu bëjnë këta. Të vjen inat, një mesazh si je a je mirë. Shyqyr që dole, shyqyr që vdiqe, shyqyr që u bëre i suksesshëm. Këta bëjnë indiferentin, këta janë nuk e di unë.”, tha Cllevio.
Përtej kësaj, ai u shpreh se ka raporte të mira me Stresin, si dhe bashkë do të bëjnë një këngë./Lajmi.net/