Clement Turpin, referi kryesor në ndeshjen Real Madrid – Liverpool

Clement Turpin do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen finale të Champions League në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit.

Sport

11/05/2022 17:05

Ndeshja do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “State de France”, transmeton lajmi.net.

Turpin njihet për autoritetin e tij në fushën e blertë, ku brenda gjashtë ndeshjeve në Champions League ka shpërndarë 16 kartonë të verdhë dhe katër të kuqë.

Francezi ka një mesatare 2.67 kartonë të verdhë për ndeshje dhe 0.67 të kuqë. /Lajmi.net/