Clement Turpin do të jetë gjyqtari në finalen Liverpool – Real Madrid

Referi francez, Clement Trupin do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

27/05/2022 21:00

Liverpool dhe Real Madrid tashmë kanë mësuar se cili gjyqtar do të drejtojë ndeshjen në mes tyre.

UEFA ka njoftuar se Trupin do të jetë arbitri kryesor në finalen e nesërme, transmeton lajmi.net.

Francezi e cilësoi si një privilegj që do të jetë gjyqtar i finales në mes Liverpool – Real Madrid, në garën më prestigjioze për klube.

“Për mua ky është një privilegj i madh dhe mund të them se i kam realizuar dy ëndrrat më të mëdha që mund të ketë një gjyqtar futbolli”, ka thënë Turpin.

39 vjeçari do të ndihmohet nga Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, ndërsa gjyqtari i katërt është Benoit Bastien dhe në sallën e VAR do të jetë Jerome Brisard.

Finalja në mes Liverpool dhe Real Madrid zhvillohet nesër, në orën 21:00./Lajmi.net/