Clark në dëshminë e tij: Shqiptarët kishin të drejtë të flisnin për Preshevën dhe situatën e shqiptarëve në Serbi

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Prokurori i ka drejtuar disa pyetje ish-gjeneralit Wesley Clark lidhur me deklaratat e tij të mëhershme për promovimin e një shoqërie multi-etnike në Kosovë. Në vijim të seancës, Prokurori e ka pyetur Clarkun për pozicionin dhe rëndësinë e Luginës së Preshevës në kontekstin e luftës në Kosovë. Prokurori: “Ku është…

Lajme

18/11/2025 11:17

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Prokurori i ka drejtuar disa pyetje ish-gjeneralit Wesley Clark lidhur me deklaratat e tij të mëhershme për promovimin e një shoqërie multi-etnike në Kosovë.

Në vijim të seancës, Prokurori e ka pyetur Clarkun për pozicionin dhe rëndësinë e Luginës së Preshevës në kontekstin e luftës në Kosovë.

Prokurori: “Ku është Lugina e Preshevës?”

Clark: “Lugina e Preshevës është në territorin e ish-Jugosllavisë, në Serbi.”

Clark ka sqaruar se kjo zonë ka qenë veçanërisht delikate gjatë luftës në Kosovë, për shkak të shumicës së madhe shqiptare që jeton në këtë rajon të Serbisë.

Në vijim, Prokurori ka ngritur çështjen e deklarimeve të asaj kohe nga qytetarë dhe përfaqësues politikë shqiptarë në Kosovë.

Prokurori:“Shqiptarët e Kosovës e konsideronin Preshevën si territor shqiptar, ku shqiptarët kanë të drejtë të jetojnë. Ata bënin thirrje se dhuna ndaj shqiptarëve në Luginë nuk duhej toleruar”?

A ishte e rrezikshme të thuhej një gjë e tillë, duke qenë se Lugina ishte pjesë e Serbisë?”

Clark: “Nuk jam i sigurt nëse ishte e rrezikshme. Ata kishin të drejtën e tyre të shprehen dhe të flasin për ndikimin e masave serbe ndaj shqiptarëve në një territor fqinj.”/Lajmi.net/