CL: Villarreal i merr barazim Juventusit – gjithçka vendoset në ndeshjen kthyese në ‘Allianz Stadium’

Villarreal dhe Juventus janë ndarë me barazim.

Sport

22/02/2022 22:52

Në kuadër të 1/16-ës së finales së Champions League, Villarreal dhe Juventus kanë luajtur baras në atë që ishte ndeshja e parë e raundit, shkruan lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ e nisi për mrekulli takimin dhe zhbllokoi rezultatin qysh në minutën e parë. Mysafirët i çoi në epërsi sulmuesi i transferuar nga Fiorentina.

Pas këtij goli, Unai Emery me disa instruksione bëri që skuadra e Villarreal të jetë më mirë në fushë.

‘Nëndetësja e Verdhë’ gjeti golin e barazimit në minutën e 66’ të takimit, me mesfushorin Dani Parejo, që u asistua nga Capoue.

Ky barazim lë që gjithçka rreth fatit të këtij çifti të vendoset në ndeshjen e kthimit, në ‘Allianz Stadium’.

Unai Emery kishte paralajmëruar paraprakisht që skuadra e tij do t’i hap telashe skuadrës së Juves, ndonëse këta të fundit i konsideronte si favoritët për të marrë biletën që çon tutje. /Lajmi.net/