CL: Reali “argëtohet” në Gjermani, mposhtet nga Leipzig – Celtic luan baras me Shakhtar
Leipzig ka marrë një fitore kundër Real Madrid. Skuadra e RB Leipzig ka arritur të mposht kampionin në fuqi të Evropës, Real Madridin, me rezultatin 3:2, shkruan lajmi.net. ‘Los Blancos’ duket se nuk u angazhuan me të gjitha forcat në mbrëmjen e sotme, me kualifikimin që e kanë të sigurt. Llogaria e ndeshjes u hap…
Sport
Leipzig ka marrë një fitore kundër Real Madrid.
Skuadra e RB Leipzig ka arritur të mposht kampionin në fuqi të Evropës, Real Madridin, me rezultatin 3:2, shkruan lajmi.net.
‘Los Blancos’ duket se nuk u angazhuan me të gjitha forcat në mbrëmjen e sotme, me kualifikimin që e kanë të sigurt.
Llogaria e ndeshjes u hap në minutën e 13’, kur Josko Gvardiol shënoi për 1:0, kurse pesë minuta pas tij, Christopher Nkunku shënoi për 2:0.
Reali reagoi me Vinicius Junior për 2:1, por nuk arritën më shumë se kaq. Madje, ‘Mbretërit’ u mposhtën edhe një herë, kur Leipzig gjeti golin me anë të Timo Werner në minutën e 81’. Rezultatin 3:2 e vulosi Rodrygo me golin e shënuar nga penalltia.
Leipzig me këtë fitore çon në maksimum gjasat për të shkuar tutje, pasi shkon në 9 pikë për pozitën e dytë, me një pikë më pak sesa Reali.
Në anën tjetër, dy skuadrat tjera të grupit, Shakhtar dhe Celtic kanë luajtur baras 1-1, me Celtic që shuan shpresat edhe për Europa League, pasi mbetet me 2 pikë, derisa ukrainasit morën pikët e gjashta.
Në xhiron e fundit të këtij grupi, Reali përballet me Celtic, derisa Shakhtari luan ndaj Leipzig. /Lajmi.net/