CL: Milan luan për kualifikimin, Juventus pa shpresa kundër PSG

UEFA Champions League vazhdon sonte me tetë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Champions League do t’i jap fund sonte fazës së grupeve. Ndeshja që merr vëmendjen më të madhe është ajo mes Milan dhe Salzburg, ku skuadrat luajnë për kualifikimin, shkruan lajmi.net. Milan dhe Salzburg…

Sport

02/11/2022 08:10

UEFA Champions League vazhdon sonte me tetë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Champions League do t’i jap fund sonte fazës së grupeve.

Ndeshja që merr vëmendjen më të madhe është ajo mes Milan dhe Salzburg, ku skuadrat luajnë për kualifikimin, shkruan lajmi.net.

Milan dhe Salzburg përballen në ‘San Siro’, me fillim nga ora 21:00.

Ndeshje interesante mund të ishte edhe ajo mes Juventus dhe PSG, por ‘Zonja e Vjetër’ është pa gjasa për kualifikim.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell të gjitha ndeshjet që luhen sot, në kuadër të grupeve të CL. /Lajmi.net/