CL: Mbyllet pjesa e parë, Calhanoglu e çon Interin në pauzë me epërsi ndaj Barcës

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen Inter – Barcelona. Ndeshja mes Inter dhe Barcelona ka treguar një lojë mjaft dinamike, me një gol që erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë. Katalanët kishin kontrollin e ndeshjes duke luajtur më shumë me topin, por Inter doli përpara më rrezikshëm. Madje, ‘Zikaltërit’ shënuan…

Sport

04/10/2022 21:49

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen Inter – Barcelona.

Ndeshja mes Inter dhe Barcelona ka treguar një lojë mjaft dinamike, me një gol që erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Katalanët kishin kontrollin e ndeshjes duke luajtur më shumë me topin, por Inter doli përpara më rrezikshëm.

Madje, ‘Zikaltërit’ shënuan një gol, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Po ashtu, Inter ishte afër të fitonte një penallti, po të mos ndërhynte VAR për pozitë jashtë loje të mëhershme.

Kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të mbyllej pa gola, në skenë doli Hakan Calhanoglu, i cili shënoi një gol të bukur me një goditje nga jashtë zonës së 16-metërshit.

Xavi Hernandez ka shumë për t’i thënë skuadrës në pauzën 15-minutëshe. /Lajmi.net/