Çka thotë Prokuroria? Vëllai i Festim Isufit hodhi dyshime se pas vdekjes se dizajnerit mund të jetë i përfshirë edhe një person i tretë
Kanë kaluar mbi një muaj kur një tragjedi tronditi Prishtinën dhe gjithë vendin, ku dizajneri Festim Isufi humbi jetën në rrethana ende të paqarta edhe pse Prokuroria ka dalë me një shqyrtim fillestar, por që nuk e qartëson gjithë procesin. Isufi u gjet pa shenja jete në banesën e tij, derisa ende mbetet enigmë se…

Lajme
Kanë kaluar mbi një muaj kur një tragjedi tronditi Prishtinën dhe gjithë vendin, ku dizajneri Festim Isufi humbi jetën në rrethana ende të paqarta edhe pse Prokuroria ka dalë me një shqyrtim fillestar, por që nuk e qartëson gjithë procesin.
Isufi u gjet pa shenja jete në banesën e tij, derisa ende mbetet enigmë se a qëndrojnë ende dyshimet se gjatë një përleshje me partneren e tij, ai goditi atë dhe më pas veten.
Edhe pse partnerja e tij, Rina Maloku mori plagë të lehta dhe ia doli të shpëtoj, rrethanat e vërteta të këtij rasti nuk dihen ende. Rina,pas vdekjes së tij shkroi në Instagram me fjalët më të dhimbshme për të.
Mirëpo lidhur me këtë ngjarje pati reaguar për herë të parë njëri prej vëllezërve të dizajnerit, i cili u shpreh se Rina mbetet pjesë e familjes.
Ai theksoi se familja nuk ka adresuar faj ndaj bashkëshortes së Festimit, Rinës, e cila vazhdon të konsiderohet pjesë e familjes.
E ndërsa tashmë raporti i autopsisë ka përfunduar për të është njoftuar edhe familja e Festim Isufit por mbetet e mbyllur për publikun.
Dje derisa vëllai i Festim Isufit ishte në një lidhje direkte në një emision deklaroi se ka informacione për një person të tretë të përfshirë në lidhje me këtë rast.
Ai shton se pavarësisht mungesës së konfirmimeve zyrtare, ka informacione që i japin arsye të besojë në një skenar më kompleks se sa ato që janë raportuar.
Por a po e fsheh Prokuroria rastin kjo pasi edhe vëllai i Festimit u shpreh: “Na s’mundemi me thënë pa e thënë Prokuroria, sa kam informacion unë, i treti person është i përfshirë, por pa qenë 100 për qind i sigurt, s’mundemi me thënë asgjë. Prokuroria besoj e dinë, tash a dojnë me qitë në dritë a jo ne s’mundemi me ju perzi”.
Ndryshe lidhur me këtë, lajmi.net, ka kërkuar përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete.
Si edhe shumë herë të tjera, nga Prokuroria nuk u dha asnjë detaj për rastin që “tronditi” vendin.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se lidhur me Raportin e Autopsisë dhe në tërësi për procedurën që është duke u zhvilluar janë njoftuar familja e të ndjerit F.I. përmes përfaqësuesit ligjor/avokatit të autorizuar nga familja. Dhe meqënëse për këto rrethana janë njoftuar familja, konsiderojmë se për shkak të natyrës së ndjeshme të rastit nuk mund të japim më shumë informata”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Festim Isufi u gjet i pajetë më 9 maj 2025 në banesën e tij në Prishtinë, dhe që nga ajo kohë, lajmi tronditi opinionin publik dhe komunitetin artistik në Kosovë e më gjerë.
Deklaratat e vëllait të tij kanë risjellë vëmendjen ndaj këtij rasti, duke rritur presionin publik për zbardhjen e plotë të çështjes./Lajmi.net/