Çka tha James Rubin për UÇK-në në vitin 2023?

Sot, i pari që do të dalë në bankën e dëshmitarëve është James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë. Javën e kaluar ai tha se ka shumë për të treguar mbi atë periudhë, ndërsa…

Lajme

15/09/2025 09:43

Sot, i pari që do të dalë në bankën e dëshmitarëve është James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë.

Javën e kaluar ai tha se ka shumë për të treguar mbi atë periudhë, ndërsa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 11 prill 2023, Rubin theksoi se “UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në çmilitarizimin e premtuar prej tyre”.

Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.

Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.

Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, tha në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë dy vjet më parë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka evoluuar.

“Në ditët e par para para se të dija shumë për të, ne  kishim dënuar aktivitet terroriste që ishin kryer nga grupet shqiptare. Por me evulimin e procesit të paqes UÇK-ja u bë qendra e atij procesi të paqes ishte Hashim Thaçi, në bisedimet e Rambujesë”.

Rubin tha se ky ishte vendimi që lejoi NATO-n, t’i mbështesë shqiptarët e Kosovës.

YouTube player