Çka tha “Cali” nga Haga, tregon vajza e tij: Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, nuk do t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga Prokuroria
Buna Mustafa, vajza e ish-komandanti të UÇK-së, Salih Mustafës, ka reaguar përmes një postimi nga Haga ndaj lajmeve që kanë qarkulluar për çështjen e viktimave. Mustafa ka treguar se lidhur me këtë situatë të krijuar ka biseduar me babain e saj, komandant “Cali”. Sipas saj, Mustafa nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti dhe populli…

Lajme
Buna Mustafa, vajza e ish-komandanti të UÇK-së, Salih Mustafës, ka reaguar përmes një postimi nga Haga ndaj lajmeve që kanë qarkulluar për çështjen e viktimave.
Mustafa ka treguar se lidhur me këtë situatë të krijuar ka biseduar me babain e saj, komandant “Cali”.
Sipas saj, Mustafa nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti dhe populli që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria.
“Sapo biseduam me babain në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për çështjen e viktimave, ku ai na sqaroi qëndrimin e tij. Duke pasur parasysh që vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe me motive politike, Cali tha: “Unë nuk ndihem përgjegjës moralisht, financiarisht apo në çfarëdo lloj forme tjetër, për shkak se ata nuk janë viktimat e mia. Rrjedhimisht, as nuk kërkoj ndihmë nga shteti dhe populli im që t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria dhe nga qarqe të caktuara politike që përgënjeshtrojnë mbi të vërtetën për interesa të ulëta personale. Unë besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë: