Çka të hani në tetor

Molla: Pse mollët i duam shumë? Vështirë është të gjesh ndonjë meny të tetorit pa një pjesë të mollës. Fatmirësisht, mollët janë një burim i mirë i fibrave, me 4 gramë në copë, gjë që e bën mollën të dobishme për humbje të peshës. Ky fibër gjithashtu ul kolesterolin. Kanë nivelin e dytë më të…

Lifestyle

04/10/2013 10:53

Molla: Pse mollët i duam shumë? Vështirë është të gjesh ndonjë meny të tetorit pa një pjesë të mollës. Fatmirësisht, mollët janë një burim i mirë i fibrave, me 4 gramë në copë, gjë që e bën mollën të dobishme për humbje të peshës. Ky fibër gjithashtu ul kolesterolin. Kanë nivelin e dytë më të lartë të aktivitetit të antioksidantit në krahasim me frutat tjerë.

Si ta shijoni: Mënyra më e lehtë është që ta marrësh mollën, ta pastrosh dhe ta kafshosh. Gjithsesi, sugjerohet edhe që t’i piqni mollët dhe ta përzini pak me kanellë, dhe në përfundim një shije e mirë që nuk shton ekstra kalori.

Kungulli: Pavarësisht se sa elegant apo frikshëm e dekoroni kungullin, ai është një central elektrik ushqyes. Me antioksidantët beta-karotinë lëkura e kungullit ka fuqinë e luftës kundër kancerit dhe është shumë i mirë për mbrojtjen e lëkurës. Edhe farat kanë përfitime të papritura: ato janë të pasura me aminoacide dhe të mbushura me kalcium.

Si ta shijoni: Mund ta pjekësh dhe ta përdorësh përderisa pi ndonjë supë. Me kungull mund të bësh edhe një  milkshake me disa spërkatje të kanellës. Mos i harroni farat, mund t’i shoqëroni me ndonjë sallatë apo ndonjë ushqim të shpejtë.

Speci: Specat janë perfekt për t’i shtuar më shumë ngjyra tavolinës. Kanë shumë vitamina dhe antioksidantë. Pavarësisht ngjyrës, të gjitha  llojet e specave kanë një sasi të madhe të vitaminave A dhe C , që përmirësojnë sistemin imun, mbrojnë kundër kancerit dhe të përmirësojnë shikimin.

Si ta shijoni: Specat janë të përsosura për të gjitha llojet e sallatave dhe gjellërave. Githashtu mund të piqen dhe të shërbehen si sos i pastave në këmbim të domates.

Kungull Shpageti: Merr ketë emër në bazë të dukjes së tij të brendshme. Është i mirë sepse ka shumë pak kalori dhe karbohidrate, gjithashtu këtë lloj të kungullit mund ta zëvendësoni si sos i pastave. Kungulli Shpageti ka 143 gram ujë, përmban 9 për qind të vitaminave që i merrni çdo ditë.

Si ta shijoni: Kungulli Sshpageti gjithmonë mund të jetë pjesë e recetave italiane. Ose vetëm copëtojeni një dhe përziejeni me sallatë.

Dardha: Një tjetër burim i madh i frutave të tretshme hyjnë 5 gramë dardha. Janë një burim i mirë i vitaminës C. Ashtu si tek molla, edhe në lëkurën e dardhës është gjetur antioksidant, që mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Dallimi kryesor mes një dardhe dhe një molle është cilësia.

Si ta shijoni: Edhe këto si të gjitha më lart, prehen dhe përzihen në sallata të ndryshme sepse i jep një shije të ëmbël.