Çka të hani e çka jo për t’i rritur shanset e shtatzënisë

Përderisa disa çifte shumë lehtë bëhen me fëmijë, disa çifte provojnë me vite të tëra dhe me vështirësi arrijnë deri te shtatzënia.

Lifestyle

03/05/2018 16:24

Ekzistojnë shumë mite rreth asaj se çfarë duhet të bëjnë femrat dhe meshkujt për t’i rritur shanset e ngjizjes, por një studim ka zbuluar se edhe mënyra si ushqeheni ka ndikim të madh, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Harvardit, pas eksperimenteve të ndryshme, kanë konstatuar se për të pasur shanse maksimale të shtatzënisë, edhe femra edhe mashkulli duhet të konsumojnë shumë peshq, tërshërë, pemë dhe perime.

Këto ushqime e rrisin sterilitetin e femrave dhe e përmirësojnë kualitetin e spermës te meshkujt.

Çfarë duhet të hanë femrat:

– Salmon
– Arra dhe fara
– Spinaq
– Fasule
– Pemë dhe perime

Çfarë duhet të hanë meshkujt:

– Çokollatë të zezë
– Fruta citrikë
– Peshk
– Pulë

Sa i përket asaj se çfarë duhet të shmangin dy gjinitë, ekspertët rekomandojnë që t’i kufizoni ushqimet e përpunuara, etj.