Çka punojnë dhe sa paguhen kosovarët në Gjermani?- Diferencë e madhe me pagat tek ne

Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e viteve është rritur edhe numri i punëtorëve në sektorë të ndryshëm, si shëndetësi, edukim dhe informim e komunikim. Në vitin 2023, paga mesatare në Gjermani ishte 2.822 euro, në krahasim me pagën mesatare…

Lajme

10/10/2024 13:48

Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje.

Por, me kalimin e viteve është rritur edhe numri i punëtorëve në sektorë të ndryshëm, si shëndetësi, edukim dhe informim e komunikim.

Në vitin 2023, paga mesatare në Gjermani ishte 2.822 euro, në krahasim me pagën mesatare prej 468 eurosh në Kosovë,REL.

Kosovarët e punësuar në sektorin e informimit dhe komunikimit marrin pagën më të lartë, njëjtë si edhe në Kosovë.