Çka po ndodhë mes LDK-së? Përparim Rama shkarkon Sokol Havollin nga posti që mori më 26 shkurt

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë ndryshime në kuadër të drejtorive në Prishtinë. Rama ka shkarkuar nga detyra, Drejtorin për Investime Kapitale, Sokol Havolli, duke e emëruar në këtë detyrë Zyhrije Pllanën. Në njoftimin e bërë, Rama ka theksuar se Pllana vjen me përvojë të gjatë në institucionet e Kryeqytetit dhe ka qenë pjesë…

Lajme

04/05/2026 14:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë ndryshime në kuadër të drejtorive në Prishtinë.

Rama ka shkarkuar nga detyra, Drejtorin për Investime Kapitale, Sokol Havolli, duke e emëruar në këtë detyrë Zyhrije Pllanën.

Në njoftimin e bërë, Rama ka theksuar se Pllana vjen me përvojë të gjatë në institucionet e Kryeqytetit dhe ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme vendimmarrëse, duke shprehur besimin se ajo do të arrijë të çojë përpara projektet zhvillimore dhe investimet kapitale.

Kjo drejtori më parë udhëhiqej nga Sokoli Havolli i cili ishte emëruar më 26 shkurt 2026.

Ende s’është bërë e ditur pse ka ndodhur ky ndryshim, por së fundi ka pasur raportime të njëpasnjëshme për prishje të raporteve në mes Ramës dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku./Lajmi.net/