Çka po ndodhë? – Bajqinovci i “lutet” PDK-së: Lini anash inatin politik dhe të ofrojë konstruktivitet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se PDK duhet të lë anash inatin politik dhe të ofrojë konstruktivitet për çështjen e presidentit. Sipas Bajqinovcit, vendit s’duhet të shkojë përsëri në zgjedhje. “PDK-ja do duhej të linte anash inatin politik dhe të ofrojë konstruktivitet. Vendi nuk ka nevoje të shkojë përsëri në zgjedhje”, ka…

Lajme

03/03/2026 12:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se PDK duhet të lë anash inatin politik dhe të ofrojë konstruktivitet për çështjen e presidentit.

Sipas Bajqinovcit, vendit s’duhet të shkojë përsëri në zgjedhje.

“PDK-ja do duhej të linte anash inatin politik dhe të ofrojë konstruktivitet. Vendi nuk ka nevoje të shkojë përsëri në zgjedhje”, ka shkruar Bajqinovci në “Facebook”.

Kurti është takuar dy herë më kreun e PDK-së, Bedri Hamza, megjithatë takimet s’kanë prodhuar rezultat.

Për të gjetur një zgjidhje, Kurti është takuar edhe sot me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por pa rezultat.