Çka po ndodh në komunat e veriut? – Këto janë rezultatet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon të publikoj rezultatet për zgjedhjet lokale. Në komunat veriore të Kosovës, sipas këtyre rezultateve katër komunat i ka fituar Lista Serbe. Në Leposaviq, Zoran Todiç nga Lista Serbe nga 23.28 të votave të numëruara ka marrë 70.3% të votave. Në Zubin Potok, nga 26.62% i votave të numëruara dhe…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon të publikoj rezultatet për zgjedhjet lokale.
Në komunat veriore të Kosovës, sipas këtyre rezultateve katër komunat i ka fituar Lista Serbe.
Në Leposaviq, Zoran Todiç nga Lista Serbe nga 23.28 të votave të numëruara ka marrë 70.3% të votave.
Në Zubin Potok, nga 26.62% i votave të numëruara dhe 53.33% të vendvotimeve të numëruara, Milos Perovic nga Lista Serbe ka marrë 81.41%.
Edhe në Zveçan, nga numërimi i 57.36% të votave apo 90.91% të vendvotimeve, kandidati i Listës Serbe, Dragisa Miloviç ka dal i pari me 86.66%.
Në Mitrovicë të Veriut, nga 13.29% të votave të numëruara apo 36.36% të vendvotimeve, ka fituar Milan Radojeviç nga Lista Serbe.
Në asnjërën nga komunat veriore në Kosovë, nuk ka fituar asnjë parti shqiptare. /Lajmi.net/