Çka po i duhen Qeverisë këto para? Hoti reagon ashpër pasi iu morën mjetet komunave

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë lidhur me investimet kapitale. Sipas Hotit, në dy vite investimet kapitale të Qeverisë kanë qenë dështim total. “Nuk ka asnjë logjikë ekonomike, fiskale dhe as politike tu merret buxheti komunave dhe të mbahen në llogari të Qeverisë. Kjo është edhe joligjore pasi është…

Lajme

06/04/2023 14:17

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë lidhur me investimet kapitale.

Sipas Hotit, në dy vite investimet kapitale të Qeverisë kanë qenë dështim total.

“Nuk ka asnjë logjikë ekonomike, fiskale dhe as politike tu merret buxheti komunave dhe të mbahen në llogari të Qeverisë. Kjo është edhe joligjore pasi është e drejtë ekskluzive e komunave të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat nga tatimi në pronë. Në dy vite, investimet kapitale të Qeverisë kanë qenë dështim total. Çfarë i duhen Qeverisë këto mjete?!”, ka thënë Hoti.

Theksojmë se sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka pasur replika midis pozitës dhe opozitës lidhur me të hyrat vetanake të Komunave.

Nga opozita kanë thënë se Murati ka shkelur Kushtetutën dhe Ligjin për Buxhet të miratuar në vitin 2022./Lajmi.net/