Çka pas përfundimit të mandatit të saj? –  Osmani: Besoj që akoma mund të jap kontribut për Kosovën – do të vazhdoj të jemi në shërbim të qytetarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit me krerët e partive politike. Gazetarët e pyetën atë se pas përfundimit të mandatit si presidente, a do t’i rikthehet garës politike dhe a do të jetë pjesë e zgjedhjeve të reja potenciale, transmeton lajmi.net. “Sa i përket zgjedhjeve, tash të shohim se si…

Lajme

31/10/2025 15:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit me krerët e partive politike.

Gazetarët e pyetën atë se pas përfundimit të mandatit si presidente, a do t’i rikthehet garës politike dhe a do të jetë pjesë e zgjedhjeve të reja potenciale, transmeton lajmi.net.

“Sa i përket zgjedhjeve, tash të shohim se si do të procedojmë pas 5 nëntorit është e vështirë të dihet a do të ketë mandatar tjetër, a do t’i marrë votat mandatari tjetër, mos të paragjykoj situatën. Unë e kam thënë një gjë të qartë se do t’i shërbej qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga cili pozicion, do të jem në Kosovë, do të vazhdoj të punoj për Kosovën, besoj që akoma mund të jap kontribut, por atë vlerësim në fund të fundit e japin qytetarët, ata nuk gabojnë.”, tha ajo./lajmi.net/