Çka paraqesin etiketat e pemëve dhe perimeve?

Kur bleni pemë apo perime zakonisht ato kanë të ngjitur një etiketë të vogël me disa të dhëna të shkruara në to më saktë disa numra.

Lifestyle

07/12/2016 11:53

Kur bleni pemë apo perime në vendet perendimore zakonisht ato kanë të ngjitur një etiketë të vogël me disa të dhëna të shkruara në to më saktë disa numra.

Këto etiketa japin një informacion :

Katër numrat e pare tregojnë se këto pemë dhe perime janë kultivuar në mënyrë konvencionale apo më saktë të rritura në mënyrë tradicionale duke përdorur pesticide.

Këta numëra fillojnë me numërin “3” apo “4”.

Pesë numra që fillojnë me numërin “8” tregojnë se këto pemë dhe perime janë gjenetikisht të modifikuara.

Pesë numra që fillojnë me numërin “9” tregojnë se këto pemë dhe perime janë rritur në mënyrë natyrale, organike, pra produkte bio.

Gjithëherë preferohet përdorimi i pemëve dhe perimeve natyrale apo organike , por munde të konsumojmë dhe pemët dhe perimet me pesticide përderisa nuk keni mundësi ti bleni ato bio.

Ndërsa ka shumë dyshime për pemët dhe perimet gjentikisht të modifikuar,prandaj dhe është mire të mos blihen të tilla.