Çka nuk lejohet të kaloj në Aeroportin e Prishtinës e ku mbesin gjërat e ndaluara, gazetarja i mëson të gjitha
Dilema se çka lejohet e çka jo të merret me vete në udhëtime me aeroplan, është e madhe për të gjithë qytetarët. Gazetarja e lajmi.net, Linditë Berisha ka vizituar Aeroportin e Prishtinës dhe është informuar se çka mund të marrin qytetarët në udhëtime e çka jo. Gërshërë, briska, deoderanta, krema e shumëçka tjetër është e…
Lajme
Dilema se çka lejohet e çka jo të merret me vete në udhëtime me aeroplan, është e madhe për të gjithë qytetarët.
Gazetarja e lajmi.net, Linditë Berisha ka vizituar Aeroportin e Prishtinës dhe është informuar se çka mund të marrin qytetarët në udhëtime e çka jo.
Gërshërë, briska, deoderanta, krema e shumëçka tjetër është e ndaluar të merren me vete në udhëtimet në aeroplan.
Punëtor të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” kanë njoftuar se këto gjëra që ndalohen dërgohen në deponi ku bëhet asgjësimi i tyre.
Ata gjithashtu kanë njoftuar se vetëm në raste kur diçka ka vlerë të madhe për udhëtarin i ruhet për 14 ditë.
Ndërsa për valigjet e humbura kanë thënë se i ruajnë deri në gjashtë muaj. /Lajmi.net/
Video: