Çka ndodhi me sistemin e mbrojtjes nga breshri?

Nga viti 1968, Kosova posedonte një sistem të mbrojtjes kundër breshrit, që fillimisht nisi me një pikë radari në Gjakovë, dhe më pas u vendosen edhe në Koliq e Budisalc për rrafshin e Dukagjinit.

Lajme

08/05/2018 21:04

Nga prilli deri në shtator, kur edhe është periudha e breshrit në Kosovë, lëshoheshin raketa sa herë që kishte nevojë nga 180 pika.

Tahirsylaj tregon edhe për procedurat e deri tek lëshimi i këtyre raketave.

“Për ta lëshuar sistemin raketor në kupën qiellore janë korridoret ajrore të aviacionit dhe nuk guxon me gjujt përherë. Çdo gjë ka qenë e incizume”, tha ai.

E për këtë mbrojtje bujqit duhej të paguanin.

Atë botë, ky proces kryhej nga një drejtori e veçantë, por që me luftën e fundit, funksionimi i saj u shua.

Sylë Tahirsylaj, ish-drejtor i Institutit Hidrometeorologjik, tregon që sa ishte në krye të institutit hidrometeorologjik bëri një plan për mbrojtje nga breshëri, por ai nuk u realizua kurrë nga institucionet kosovare.

Tahirsylaj dhe drejtoresha e tanishme e institutit Letafete Latifi konsiderojnë se mbrojtja nga dëmet e këtyre të reshurave i takon Ministrisë së Bujqësisë.

Por Isuf Cikaqi nga Departamenti i Politikave Bujqësore në këtë Ministri tha për Klan Kosovën se KFOR’i nuk i ka lejuar rifunksionalizimin e një sistemi të tillë qysh në vitin 2008