Çka mundi e çka nuk mundi të menaxhojë Visar Ymeri sa ishte në krye të LVV’së

Visar Ymeri tani analist politik, dikur udhëhiqte me partinë tani më të madhe në vend, e cila njëherit udhëheq edhe me vendin, pra Lëvizjen Vetëvendosje. Ai për lajmi.net ka dhënë një rrëfim krejt më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, shkruan lajmi.net. Ymeri në detaje elaboron situata kur sa udhëhiqte me partinë tani më…

Lajme

14/10/2023 18:30

Visar Ymeri tani analist politik, dikur udhëhiqte me partinë tani më të madhe në vend, e cila njëherit udhëheq edhe me vendin, pra Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai për lajmi.net ka dhënë një rrëfim krejt më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, shkruan lajmi.net.

Ymeri në detaje elaboron situata kur sa udhëhiqte me partinë tani më në pushtet, kishte sfida shumë dimenzionale, për faktin se njëjtën kohë merrej me organizmin e protestave, por krahas kësaj duhej të ruante dhe mirëmbante aleancat politike me partitë tjera opozitare të asaj kohe.

“Si sfidë e veçantë sa kam qenë në krye të VV’së ka qenë situata me menaxhu protestën me gazin lotësjellës, e cila ka qenë një protestë që ka zgjatë një kohë të gjatë, dhe kjo për shumë arsye, në njërën anë duhej me mbajtë një bashkëpunim të mirë me dy partitë tjera pra me AAK-në dhe Nismën, gjë që nuk ka qenë gjithë e lehtë për shkak të qëndrimeve të ndryshme, e dyta duhej me mbajtë një situatë kohezive brenda organizatës, dhe e treta ishte kur arrestoheshin njerëzit dhe mbaheshin në paraburgim për kohë të gjatë, pra të reduktohej numri i njerëzve me të cilët punohej” tha ai.

Tutje ai tregon edhe për situatën të cilën ai nuk ka mund me vu nën kontrollë derisa ishte në krye të VV’së së atëhershme.

“Njerëzit të cilat i kisha njoftë për një kohë të gjatë, menjëherë u quan dhe u kacafytën me njëri tjetrin”, tha ai./Lajmi.net