Çka mund të tregojë fytyra jonë për gjendjen shëndetësore?

Si ne dukemi ndikon në vetëbesimin tonë. Një studim hedh dritë mbi mënyrën se si lëkura e fytyrës tonë ndikon në perceptimet e njerëzve ndaj nesh.

Lifestyle

20/07/2016 08:15

 

Pamja e fytyrës sonë ndikon se si ne ndjehemi për veten, dhe fytyra e njerëzve ndikon në përzgjedhjen e personave që ne do të donim për të krijuar çfarëdo marrëdhënie me ta.

Ka shumë shembuj të njerëzve që tjetërsojnë pamjen e tyre të fytyrës për t’u dukur më të shëndetshëm.

Hulumtimet e fundit kanë identifikuar që lëkurat me ngjyrë më të kuqe dhe të verdhë janë parë si më të shëndetshme.

Gjithashtu, ka procese të rëndësishme biologjike që ndërlidhen me këto ngjyra: për shembull , lëkura më e verdhë  (ndriçuese) është e lidhur me aftësinë për të thithur më shumë vitaminë D.

Lëkura më e skuqur, duket nga gjaku i oksigjenuar dhe mund të tregojë qarkullimin e gjakut më efikas në furnizimin e lëkurës.