Çka kanë Ronaldo e Benzema?

Në fotografinë e formacionit të parë të Real Madridit për ndeshjen e Superkupës së Evropës, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema pozuan në maje të këmbëve. Pse?

Sport

13/08/2014 19:31

Në fotografinë e formacionit bazë të Real Madridit të ndeshjes kundër Sevillas në Superkupën e Evropës vërehet një detaj interesant: Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema u ngritën në maje të këmbëve për t’u dukur më të gjatë.

Në fakt, për të qenë më të gjatë se të tjerët si Iker Casillas, Sergio Ramos, Pepe e përforcimin e ri Toni Kroos që ishin të rreshtuar me ta.

E çuditshmja është se Ronaldo është i gjatë 185 centimetra, aspak keq për një futbollist të rolit të tij kurse Benzema ka 187 centimetra.

Pse e bënë këtë, e dinë vetëm ata.