Çka është pogromi? – Fjala që Vuçiq po mundohet të tërheq vëmendje

Të dielën në mbrëmje presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dha një ultimatum për NATO-n që të veprojë në veri.

Lajme

27/09/2021 16:18

Ai tha se “nëse fillon pogromi në Kosovë dhe Metohi, ne do të reagojmë për 24 orë nëse NATO nuk ndërhyn”, shkruan lajmi.net.

Pogromi do të thotë pogrom – përndjekje dhe vrasje në masë nga qeveri reaksionare dhe forca shoviniste kundër pakicave kombëtare, fetare e racore.

Ose fjalori i gjuhës shqipe e shpjegon kështu: pogróm,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror; përndjekje dhe vrasje në masë nga qeveri reaksionare dhe forca shoviniste kundër pakicave kombëtare, fetare e racore: pogromet kundër çifutëve. /Lajmi.net/