Çka duhet bërë kur të digjeni nga dielli?

 Meqë vera po afron dhe sasia e rrezeve të diellit është shumë e domosdoshme e ato më së shumti mund ti marrim gjatë kësaj stine. Rrezet e diellit sa janë të dobishme janë aq edhe të dëmshme.

Lifestyle

24/05/2014 23:15

Rrezet e diellit janë shumë të pasur me vitamin D, vitaminë kjo e cila ndikon në eshtra dhe rrit disponimin, por këto rreze duhet ditur si ti pranojmë në mënyrë që të mos digjemi. Në rast se kjo ndodh ja se qka duhet ndërmarë:

 

Aspirina ose ibubrufeni

Këto ilaqe qetësojnë djegiet, e zbusin iritimin dhe skuqejn e lëkurës. Tabletat duhet përdorur në afat prej 24 orëve pas shfaqjes së djegjeve në lëkurë.

 

Hidratimi

Losionet hidrante i përzieni me aditivë antipiretik siç janë aloe vera ose soja. Ky kombinim do ta zbusë thatësinë e lëkurës, të djegurit do të zbuten gradualisht, por nëse nuk i përmbaheni rregullave atëherë si pasojë do ju bie lëkura.

 

Kremi për rrezitje

Me krem për rrezitje ju do pengoni shfaqjen e mëtejshme të lëkurës së djegur dhe njëherësh ju do furnizoni lëkurën me lagështi. Mos harroni ta përdorni kremin përpara se të shtriheni në mënyrë që ti ekspozoheni rrezeve të diellit dhe ti shmangni djegiet e lëkurës.

 

Kremi me retinol

Dielli e shkatërron kolagjenin, element ky i cili mban lëkurën elastike. Retinoli (derivate i vitaminës A), nxit krijimin e vazhdueshëm të kolagjenit. Pasi të jenë të shëruar djegiet vendoset kremi me retinol në mënyrë që të ripërtrihet kolagjeni.