Çka do të ndodhë sot në Kosovë? Këto janë zhvillimet e ditës

Për sot, e premte 3 qershor janë paraparë një varg ngjarjesh.

Lajme

03/06/2022 08:01

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 09:30)

Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Federata e Skijimit e Kosovës organizon ceremoninë e certifikimit ndërkombëtar për referë në skijim për trajnimin ndërkombëtar të organizuar në datat 8 dhe 9 Prill 2022, trajnim me ligjërues ndërkombëtar si dhe zyrtarë të deleguar nga FIS (Hotel Sirius, ora 10:00)

Fotografi Asllan Krasniqi hap ekspozitën: Grafitët e Lirisë dhe Paqes me moton “Kosova falënderon NATO-n” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës shqyrton dhe miraton planin e veprimit (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Zbulohet busti i dëshmorit të kombit, Skender Rexhepi – Komandant Hekuri (Fshati Mrasor, Rahovec, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit duke mbjellë Pemën Olimpike (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:30)

Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit duke mbjellë pemë (Tek shkallët e Arbërisë në Prishtinë, ora 13:00)

Komisioni për Integrim Evropian mban mbledhjen e radhës (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) mban Kuvendin e III-të të rregullt (Hotel “Grand” në Prishtinë, ora 15:00). /Lajmi.net/