Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 14 shtator.

Lajme

14/09/2021 07:46

Mbahet punëtoria e parë për Zhvillimin e Kolegjiumit të Drejtorëve të Institucioneve Parashkollore të Kosovës (PEDAKOS). (Hotel “Garden” Prishtinë, ora 09:00-16:30)

Komisioni për Shëndetësi diskuton për situatën epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA mbajnë konferencën “Dialogu Publiko-Privat”. (Hotel “Dukagjini” Pejë, ora 10:00-13:30)

Inaugurohet Akademia “Flutura” në Komunën e Drenasit. (Drenas, rruga “Xhevat Demaku”, ora 12:00)

Sindikata e gazetës “Rilindja” mban konferencë për medie për mos pagesën e 20% nga Qeveria. (Para Pallatit të ish-Rilindjes, ora 12:00)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion QIKA organizon aksion simbolik lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”. (Para Teatrit Kombëtar, ora 13:30)

Mbahet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Hagë, ora 14:30)