City kërkon sulmuesin e Realit, Sobrinon

Manchester City është duke shikuar të transferojë sulmuesin e Real Madridit, Ruben Sobrinon.

Sport

14/08/2015 14:23

Manchester City është në bisedime për të transferuar sulmuesin spanjoll, Ruben Sobrinon.

23 vjeçari është produkt i akademisë së Real Madridit, dhe është lojtar i Realit, teksa sezonin e kaluar e ka kaluar si i huazuar te skuadra e ligës së dytë spanjolle, Ponferradina.

Sobrino shënoi pesë gola për Ponferradinën, duke e ndihmuar këtë skuadër të përfundojë më lartë në tabelë për herë të parë në historinë e tyre.