City i ofron Bernardo Silvas kontratë të re

Manchester City nuk duan largimin e Bernardo Silvas nga ekipi. Sipas ‘Daily Star’, Bernardo Silva i është ofruar një kontratë e re nga Manchester City, përcjell lajmi.net. Ai mbetet një pjesë kyçe e planeve të Pep Guardiola dhe klubi pritet t`i ofrojnë kushte të reja me kampionët e Premier Ligës. Mesfushori portugez është lidhur shumë…

Sport

22/08/2022 10:08

Manchester City nuk duan largimin e Bernardo Silvas nga ekipi.

Sipas ‘Daily Star’, Bernardo Silva i është ofruar një kontratë e re nga Manchester City, përcjell lajmi.net.

Ai mbetet një pjesë kyçe e planeve të Pep Guardiola dhe klubi pritet t`i ofrojnë kushte të reja me kampionët e Premier Ligës.

Mesfushori portugez është lidhur shumë me Barcelonën këtë verë, por drejtuesit e ‘’Citizens’ e duan në ‘Etihad’.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i Bernardo Silvas, lidhur me të ardhmen e tij./Lajmi.net/