City i jep dritën e gjelbër Bernardo Silvas, pret ofertën e Barcelonës

Manchester City është në pritje të ofertës së Barcelonës, për ta shitur kartonin e Bernardo Silva. Ylli portugez, Bernardo mund t’i bashkohet skuadrës katalane. Kjo është edhe dëshira e tij, sipas shumë mediave. Së fundmi thuhet se edhe Manchester City është pajtuar për largimin e lojtarit, nëse arrin oferta e duhur, përcjell lajmi.net. ‘Citizens’ presin…

Sport

08/08/2022 21:40

Manchester City është në pritje të ofertës së Barcelonës, për ta shitur kartonin e Bernardo Silva.

Ylli portugez, Bernardo mund t’i bashkohet skuadrës katalane. Kjo është edhe dëshira e tij, sipas shumë mediave.

Së fundmi thuhet se edhe Manchester City është pajtuar për largimin e lojtarit, nëse arrin oferta e duhur, përcjell lajmi.net.

‘Citizens’ presin një ofertë 80 milionëshe për kartonin e Bernardo Silva.

Nëse Barcelona ka gati një ofertë të tillë, ata do ta kenë kartonin e portugezit.

Shumë për lëvizjen e Bernardo varet edhe nga situata e Frenkie de Jong. /Lajmi.net/